Deputetja e PD, Zheni Gjergji tregoi detaje nga takimet e zhvilluara ditët e fundit mes një grupi ligjvënësish të PD me përfaqësues të ambasadës amerikane
Në studion e News24, Gjergji tha se takimet kanë qenë të vazhdueshme të deputetëve të PD, drejtuesve politikë dhe zyrtarëve amerikanë
Në fokus të takimeve, tha Gjergji, ka qenë procesi elektoral i 11 majit dhe shqetësimet e shprehura nga opozita.
“Kemi patur takime të shumta me përfaqësues të ambasadës së shba. takimet kanë qenë të vazhdueshme gjatë javëve të fundit. Në fokus kanë qenë zgjedhje e lira dhe të ndershme. Kanë marrë pjesë edhe drejtuesit politikë të PD. Në 2021 kam fituar mandatin e 6-të në Elbasan pasi erdhi ambasadorja Yuri Kim aty ku po numëroheshin votat. Kishim presione nga njerëzit e krimit”, tha deputetja e PD.
Gjergji tha se e dëgjon për herë të parë variantin e gazetarit Almer Toska, sipas të cilit po shkohet drejt një marrëveshjeje mes amerikanëve dhe PD-së, që kjo e fundit të vijë në pushtet, por kryeministër do të jetë një shqiptaro-amerikan.
Deputetja e PD tha se shpresonte që ‘non grata’ e Sali Berishës të hiqej nga administrata e re amerikane, duke theksuar se nuk besonte që dosja e tij të ketë aq shumë fakte për krime e korrupsion, sakundër ka kjo mazhorancë që është sot në pushtet