Trajneri Rahimov e ka paralajmëruar.
Do të jetë e vështirë për një klub si Rubini që të mbajë për një kohë të gjatë Mirlind Dakun, dhe sulmuesi shqiptar ndodhet me një këmbë jashtë ekipit
Kjo, sipas fjalëve të babait të tij, Fehmi Daku, i cili ka folur për mediat ruse, përcjell abcnews.
Nëse do të bazohemi tek ajo që thotë babai, fati i yllit kuqezi do të vendoset tani në janar.
Ekzistojnë dy mundësi, ose që Mirlindi të rinovojë kontratën me klubin nga Kazani, ose që ai të largohet madje që në nisje të 2025-ës.
Fehmi Daku pohon se për djalin e tij ka pasur një interesim edhe nga vetë kampionia në fuqi e Rusisë, Zenit i Shën Peterburgut, edhe pse kjo nuk ka zgjatur shumë.
Ndërkaq, trajneri i Rubinit, Rashid Rahimov, ka pohuar se klube të Premier Ligës ruse si Krasnodari dhe CSKA e Moskës kanë këmbëngulur për sulmuesin e Shqipërisë.
Klubi tartar kërkon 10 apo 12 milionë euro për kartonin e Dakut, ndërsa sulmuesi është lojtari më i mirë i ekipit me 9 gola e 5 asiste deri tani në Premier Ligë.
Po ashtu, ai është më i miri ielitës ruse për kontributet për golat, pra për numrin e rrjetave dhe të asisteve në 2024