Aktori shqiptar flet për takimin e rastësishëm me Parashqevi Simakun në stacionin e Trenit

by jonzefaj

Aktori i njohur shqiptar, Herion Mustafaraj, në një lidhje direkte në Top Channel ka rrëfyer takimin me Parashqevi Simakun, para se videoja e saj të bënte bujë të madhe në rrjete sociale.

Ata dikur kishin qenë miq të ngushtë, ndonëse kishin shkëputur marrëdhëniet prej gati 15 vitesh, që pas divorcit të këngëtares.

banner

I njëjti rrëfeu se kërkimet e tij për ta gjetur kishin dështuar, por që videoja e vuri sërish në lëvizje.

Ai ka ndarë 5 orët e kaluara me të në stacionin e trenit, me një Parashqevi krejtësisht ndryshe.

“Vetëm një herë e kam takuar dhe atë ditë që e takova, brenda 5 orëve qe bëmë muhabet folëm për gjithçka, mbi të shkuarën tonë, mbi shoqërinë tonë, më pyeti për njerëzit. Fliste për Bobin, të shoqin e vet në mënyrë më superlative, domethënë duke e përkëdhelur, Bobushka, Bobushka më thoshte akoma ashtu siç i thërriste para 20 vitesh. Sa i mirë është Bobushka, të më sjelli çunin”, u shpreh ai.

“E njihnin si “mama Vivi” të gjithë. Po të them ishte mamaja e te gjithë të pastrehëve. ‘She found a home’, kishte gjetur shtëpinë e vet. Dy kualitete mësova nga Parashqevia që të kuptoni që kjo ka qenë zgjedhja e vet, përulja edhe falja. Parashqevia kishte një ideal të madh brenda vetes, të fitonte fëmijën e saj, të cilin e kishte humbur. Asgjë tjetër nuk i interesonte. Por mua më bëri të kuptoj diçka, që nuk ka dashuri me të madhe se dashuria e nënës. Pra Parashqevia ngre figurën e nënës në të gjithë botën”, theksoi ndër të tjerash aktori.

Simaku u raportua së fundmi se ka rënë në kontakt me djalin dhe se ka folur me të pas një kohe shumë të gjatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy