Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, AUV: Po kryhen testet laboratorike

by Nexhat

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka ndaluar hyrjen e mandarinave me origjinë nga Shqipëria. Ngarkesat me këto mandarina nga Shqiperia sipas AUV-it do të qëndrojnë në Pike Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike.

“Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet ( lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në  Chlorpyrifos dhe  phosmet)”, thuhet në njoftimin e AUV.

banner

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera.

Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina (  mandarina/ clemantina te fërkata),  me orgjinë nga Shqipëria.

AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë.

Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet ( lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në  Chlorpyrifos dhe  phosmet).

Ngarkesat qëndrojnë në Pike Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike.

Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator

Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve  bëhet pa dallim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy