Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komenton mesazhin e Ambasadës Amerikane, e dhënë dy ditë më parë nga E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn.
“S’jam këtu për të diskutuar të shkuarën pesë nëntori u dha përgjigje, s’kam kohë për të harxhuar kohë për të shkuarën, për administratën që ikën s’mbetet kohë për të thënë para jush, s rri të komentoj tani të themi ato çfarë t’i thuash, atë sikur e kishte shkruar Kimi, ishte ndryshuar pak, por s’ka gjë”, tha Berisha në oborrin e Kuvendit për mediat
Van Horn tha se SHBA nuk angazhohet me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, tha E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn.
Kujtojmë se ish kryeministri Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë më 19 maj të vitit 2021.
“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një mesazhi në Twitter në atë kohë