Sheshel mundohet ta arsyetojë pjesëmarrjen e Vuçiqit në dasmën ku u lëshuan këngë çetnike

by informim

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshelj, tha se ai ka porositur këngë çetnike për festën e djalit të tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk ka porositur asnjë.

“Këngët çetnike kam porositur i pari unë, e më pas disa të tjera. “Vuçiq nuk ka porositur asnjë këngë të vetme”, tha Sheshel për TV Happy.

Një video u shfaq në mediat sociale gjatë fundjavës që tregon Vuçiqin dhe Sheshelin në një festë ndërsa grupi luan një këngë çetnike, dhe Sheshelj pretendon se xhirimet e festës nuk ishin të ndaluara dhe se Vuçiq bëri fotografi me një numër të madh njerëzish.

“Të gjithë armiqtë serbë menjëherë ngritën vetullat… Ata po diskutojnë dy gjëra – se (Vuçiq) ka ardhur në dasmën dhe pagëzimin e djalit të dukës çetnik dhe se aty janë kënduar këngë çetnike”, tha presidenti i SRS-së.

Shesheli ka deklaruar se ka pirë vetëm “kvas rus” në festën e dasmës në kishë të djalit të tij Aleksandrit, ndërsa Vuçiq ka pirë vetëm “Coca-Cola”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy