Milot Rashica mund të largohet nga Besiktasi në afatin kalimtar të janarit.
Në fakt, ylli kosovar nuk e ka treguar veten sa duhet tek klubi nga Stambolli dhe largimi i tij prej aty duket i mundshëm.
Të paktën kështu shkruajnë mediat turke, sipas të së cilave, interesim për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur klubi tjetër i Superligës turke, Trabzonspor.
Vushtrriasin e pëlqen tej mase drejtori teknik i Trabzonit, Senol Gunes,
Ish-futbollisti i Werder Bremenit e Norwich Cityt e ka realizuar një gol dhe i ka bërë pesë asistime në këtë edicion me ekipin bardhezi.
Rashica e pati një eksperiencë të shkëlqyeshme me Galatasarayn, ku ishte huazuar nga Norwichi dy sezone më parë.
Në verën e vitit të kaluar, 28 vjeçari ishte bërë “shqiponjë” pasi Besiku i kishte shpenzuar 5,5 milionë euro për të