Anthony Joshua ka parashikuar ukrainasin Oleksandr Usyk që ta fitojë sërish meçin ndaj Tyson Furyt kur kjo dyshe do të përballen të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.
Ky meç do të jetë një ripërsëritje e atij që u zhvillua gjatë muajit maj e i cili përfundoi me fitoren historike të Uysk ndaj Furyt, duke u bërë boksieri i parë që mposht anglezin.
Goditjet e njëpasnjëshme të Usyk ishin të papërballueshme për Furyn i cili në fund e humbi meçin me pikë.
Joshua në anën tjetër e njeh mjaft mirë Usyk dhe e di se çfarë aftësi ka ai pasi është ballafaquar dy herë më parë me të.
“Mendoj se do të jetë një meç i vështirë por pastaj ndihem se Usyk do ta fitojë atë sërish”, ka thënë Joshua.
Kujtojmë se Usyk kishte marrë rripat e peshave të rënda nga Joshua në meçin e tyre të parë, pastaj i kishte mbrojtur ato edhe në meçin e dytë, ndërsa më pas kishte marrë rripin WBC nga Fury në maj