Milan ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Hellas Veronës në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë e këtij takimi ishte mjaft e qetë dhe nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi për ndonjërën nga dy skuadrat.
Goli i fitores për ‘Rossonerët’ erdhi në pjesën e dytë kur Tijjani Reijnders (56’) me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 1-0.
Deri në përfundim të ndeshjes mysafirët ia dolën ta menaxhojnë mirë avantazhin e krijuar, duke marrë kështu një fitore të vlefshme në udhëtim.
Me këtë fitore Milani ngjitet momentalisht në pozitën e shtatë në tabelë me 26 pikë të grumbulluara.
Javën e ardhshme ata do të jenë nikoqir të Romës në ‘San Siro’ me ndeshjen që do të luhet të dielën me fillim nga ora 20:45