Liderët evropianë kanë dërguar ngushëllimet e tyre pasi të paktën dy persona u vranë në një treg gjerman të Krishtlindjeve kur një makinë u përplas në turmë të premten, raporton CNN, .
António Costa: Presidenti i Këshillit Evropian tha se ishte “i tmerruar nga lajmet e tmerrshme nga Magdeburgu”, duke shtuar se “BE qëndron në solidaritet me Gjermaninë”.
Emmanuel Macron: Presidenti francez shkroi në X se ishte “thellësisht i tronditur” nga sulmi. “Franca ndan dhimbjen e popullit gjerman dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë”.
Dick Schoof : Kryeministri holandez tha se Holanda qëndron krah për krah me fqinjët tanë gjermanë në këto momente të errëta