Fejohen Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi

by Nexhat

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është fejuar me partnerin e saj, futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi.

banner

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram

Bukuroshja, me origjinë nga Ferizaj, publikoi një kolazh, ku edhe shfaqin unazat.

Të njëjtit njoftojnë ndjekësit gjithashtu se janë fejuar më 2 tetor të këtij viti

“02.10.2024. Përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Kjo romancë e Lorit vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hana

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy