Mohamed Salah ka krijuar një rekord të ri në Ligën Premier falë paraqitjes së tij të shkëlqyer në fitoren e Liverpoolit me rezultat 6-3 ndaj Tottenhamit.
Klubi anglez tashmë po shijon pozitën e parë në tabelë pas kësaj fitore të madhe duke bërë që diferenca mes tyre dhe Chelseat në vendin e dytë të shkojë në katër pikë
Salah edhe një herë tjetër e dëshmoi se është lojtari kryesor i Liverpoolit këtë sezon, njësoj siç ka bërë që prej se u bë pjesë e tyre nga Roma në 2017
Reprezentuesi egjiptian momentalisht po luan sezonin e tij të fundit me Liverpoolin pasi kontrata i skadon në përfundim të edicionit aktual dhe siç kishte thënë ai më parë, nuk ka marrë ende një ofertë rinovimi
“Ne jemi pothuajse në dhjetor dhe ende nuk kam marrë ndonjë ofertë nga klubi, kështu që jam më shumë jashtë se sa brenda”, kishte thënë Salah më parë.
Mbetet të shihet nëse Salah do të jetë pjesë e Liverpoolit përtej kësaj vere, me lojtarin që do të jetë në gjendje të negociojë kushtet me klubet e huaja që nga fillimi i janarit.
Në rast se ky është sezoni i tij i fundit në ‘Anfield’, Salah ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në fitoren ndaj Spurs.
Me dy golat dhe dy asistimet për Szoboszlai dhe Luis Diaz, kjo do të thotë se Salah është bërë lojtari i parë në histori të Ligës Premier që ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 10 asistime para Krishtlindjeve