E ardhmja e Lucas Vazquez tek Real Madridi është bërë tejet e pasigurt dhe tashmë raportohet se Sevilla i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e tij, sipas Fichajes.
Kapiteni i klubit, kontrata e të cilit me Real Madridin skadon në 2025, është lidhur me disa klube të ndryshme, por Sevilla duket një kandidat i fortë për të siguruar nënshkrimin e tij.
I njohur për aftësitë e tij për të mbuluar disa pozicione në fushë, Vazquez ka qenë një aset i çmuar për Real Madridin për gjatë viteve
Spanjolli është në gjendje që të luajë si sulmues i djathtë e po ashtu edhe si mbrojtës i djathtë, teksa ka kontribuar mjaft shumë në sukseset e klubit
Sidoqoftë, me ardhjen e blerjeve të reja dhe me rritjen e konkurrencës brenda skuadrës, roli i tij në skuadër do të zbehet sezonin e ardhshëm. Ky ndryshim i rrethanave mund të bëjë që lojtari të konsiderojë opsionet e tij
Raportimet sugjerojnë se Sevilla është e gatshme t’i ofrojë atij një kontratë dy vjeçare, duke i dhuruar atij një mundësi që të vazhdojë të konkurrojë në La Liga, duke i siguruar edhe stabilitet financiar.
Çfarë e bënë këtë transferim edhe më të mundshëm për Sevillan është fakti që mund ta sjellin pa pasur nevojë që të paguajnë ndonjë shumë parash.
Në rast se Vazquez nuk rinovon kontratën e tij me Real Madridin, Sevilla mund ta sjellë atë në Andaluzi falas që do të ishte një avantazh i madh për ta.