Vedat Muriqi mund të rikthehet në Turqi te ish-klubi i tij

by Nexhat

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mund të kthehet te skuadra e Fenerbahçes, shkruan mediumi turk “aspor”. Muriqi 30-vjeçar, i cili ka kontratë me klubin e Mallorcas deri në vitin 2027, mund ta zëvendësoj sulmuesin Youssef En-Nesyri, i cili pritet të largohet gjatë janarit, pasi ka pranuar ofertë nga Arabia Saudite.

“Fenerbahçe pritet të fitoj 30 deri 35 milionë euro nga shitja e En-Nesyrit dhe pritet t’i shpenzoj 10 milionë euro për transferimi ne Vedat Muriqit”, shkruan mediumi turk të hënën.

banner

Muriqi luajti për Fenerbahçen nga viti 2019 deri në vitin 2020.

Ai shkëlqeu në Turqi, ndërsa në edicionin aktual me fanellën e Mallorcas ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 14 paraqitje në La Liga

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy