Papa Françesku hap Derën e Shenjtë për të nisur Jubileun e vitit 2025

by Nexhat

Papa Françesku nisi zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025 në prag të Krishtlindjes duke hapur Derën e Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit, një ngjarje që pritet të tërheqë mbi 30 milionë pelegrinë në kryeqytetin italian, Romë.

Që nga viti i parë i shenjtë në vitin 1300, kalimi nëpër Derën e Shenjtë ose njërën nga tre dyert në Bazilikat tjera Papale i kanë lejuar pelegrinët të marrin indulgjenca, që do të thotë ‘falja e mëkateve’.

banner

Viti i Shenjtë 2025, me temë nxitjen e shpresës dhe besimit, është jubileu i dytë i udhëhequr nga Papa Françesku, pas atij të 2015-ës.

Krahas dyerve të bazilikave kryesore të Romës, Papa do të hapë për herë të parë një derë të pestë në një burg romak, duke simbolizuar një ftesë për “të gjithë të burgosurit që të shohin të ardhmen me besim të ri”.

Rreth 7,000 njerëz ndoqën hapjen e Derës së Shenjtë nga brenda Bazilikës, ndërsa mijëra të tjerë ndoqën në ekranet e mëdha në Sheshin e Shën Pjetrit dhe nëpërmjet transmetimeve në mbarë botën.

Siguria në Romë është forcuar, me 700 oficerë shtesë të vendosur dhe masa të avancuara mbikëqyrjeje. Pas një sulmi të fundit në një treg gjerman të Krishtlindjes, patrullimet e policisë rreth vendeve kryesore janë intensifikuar.

Roma ka kaluar dy vjet përgatitje intensive për të mirëpritur valën e vizitorëve që pritet gjatë Vitit të Shenjtë, megjithëse vetëm një pjesë e 300 projekteve të planifikuara publike dhe rinovimit janë përfunduar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy