Momenti i rrëzimit të avionit me 72 persona, pamjet kur shpërthen në flakë

by Nexhat

Aeroplani i avikompanisë të Azerbajxhanit që u rrëzua në Kazakistan, po transportonte 67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të bordit. Deri më tani raportohet se nga 67 sa ishin në total, vetëm 27 prej tyre i kanë shpëtuar vdekjes.

Nga ana tjetër, ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në terren për të lokalizuar zjarrin që u shkaktua që në fluturim.

banner

Pamje të reja kanë dalë tashmë nga momenti i rrëzimit të avionit pranë aeroportit të qytetit Aktau, teksa shihen të tjerë të mbijetuar.

Ministria e Emergjencave në Kazakistan ka bërë të ditur se të mbijetuarit janë dërguar në spitalin më të afërt për trajtim.

Azerbajxhani Airlines tha se fluturimi J2-8243 – duke përdorur një avion Embraer 190 nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku për në Grozny në rajonin rus të Çeçenisë – bëri një ulje emergjente përafërsisht 3 kilometra (1.8 milje) nga Aktau. /EuronewsAlbania/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy