Reshjet e borës – Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të hapura: Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren

by Nexhat

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës, përmes një reagimi të bërë në lidhje me reshjet e mëdha të borës, ka njoftuar se të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura,

Ai ka shkruar edhe se ekipet mirëmbajtëse janë në teren dhe se të njëjtat janë duke intervenuar vazhdimisht.

banner

‘‘Të dashur qytetarë,

Reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje edhe në ditët në vazhdim.

Ekipet e mirëmbajtjës janë në teren dhe janë duke intervenuar vazhdimisht në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

Sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura.

Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike.

Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjën sa më të lehtë për ju’’, ka shkruar Durmishi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy