Zanieri: Veprimet e Kurtit pa mirëkuptim me komunitetet vetëm e kanë përkeqësuar situatën në Veri

by Nexhat

Diplomati italian, Lamberto Zanieri, i cili ka shërbyer në Kosovë si shef i UNMIK-ut ka folur për zhvillimet politike lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe për Veriun e Kosovës.

Zanieri teksa ka komentuar veprimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me Veriun e vendit, ka thënë se veprimet imponuese të sundimit të ligjit dhe pa mirëkuptim me komunitetet lokale, vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën.

banner

Sa i përket sulmit të fundit të ndodhur më 29 nëntor në kanalin e Ibër-Lepencit dhe hetimeve që po zhvillohen, Zanieri ka thënë se s’pret hetim të suksesshëm nga Policia e Kosovës nëse s’do të arrihet të sigurohet bashkëpunim me popullatën vendase dhe dëshmitarët e mundshëm.

“Organizatat ndërkombëtare mund të përfshihen, por ato mund të përballen me probleme të ngjashme”, ka thënë Zanieri.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Zanieri ka thënë se s’është duke i ndjekur nga afër, megjithatë thotë se është pak i zhgënjyer me ritmin e ngadaltë të zbatimit të marrëveshjeve.

Ai tutje ka folur për Novosti, ka veçuar edhe për problemin e BE-së si ndërmjetës, duke theksuar faktin se ka shtete në BE që ende s’e njohin Kosovën dhe se tema e zgjerimit po has në problematika të shumta.

“Derisa punoja në Kosovë, politika e OKB-së dhe qëllimi im ishte përfshirja e BE-së, sepse ajo ka më shumë ndikim se OKB-ja dhe diçka për të ofruar. Ajo qëndron edhe sot, por ka shumë probleme. Njëra është se BE-ja është ende e ndarë, me vende që nuk e njohin Kosovën. E dyta është se tema e zgjerimit të BE-së është e përfshirë në probleme të shumta, kështu që dinamika nuk është aq pozitive sa ishte dhjetë vjet më pare”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy