“Ndihemi si në Kosovë”. Një lagje në Kluzh është acaruar nga të rinjtë që ndezin fishekzjarre gjatë gjithë natës
Zhurma e shpërthimit të fishekzjarreve është bërë normalitet këto ditë në Rumani. Të rinjtë që po argëtohen me aktivitete të tilla, po i shqetësojnë vazhdimisht banorët.
Media romune, Ştiri de Cluj citon një banor, i cili për ta përshkruar situatën, e përmend Kosovën.
Ai tha se zhurma është konstante pas orës 23:00. Në përpjekje për ta zgjidhur problemin, ky banor kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve lokale.
“Në rrugën Craiova dëgjohen fishekzjarre që shpërthejnë pas orës 23:00 nga të gjitha drejtimet, përfshirë këtu edhe tani, në orën 1 të mëngjesit. Ju lutemi bëni kontrolle në zonë, ndihemi sikur jemi në Kosovë”.