Raportimet se Simiq është sulmuar mbrëmë në Zveçan, Elshani: Një person ka thyer gotën, xhamat e saj kanë lënduar një tjetër

by Nexhat

Sot në media u raportua se Igor Simiq i Listës Srpska është sulmuar mbrëmë në një lokal në Rudare të Zveçanit gjatë një feste.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Gazetës Express se një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person tjetër gjatë një feste në Zveçan, por tha se nuk ka rast të hapur.

banner

“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person. Nuk kemi rast të hapur deri më tani dhe jemi duke u marrë me intervistim të personave të involvuar”, tha Elshani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy