Real Madrid priste që David Alaba të rikthehej në janar, por kjo gjë nuk duket e mundur, raporton Rodra nga Relevo.
Mbrojtësi austriak ka mbushur një vit jashtë fushe për shkak të lëndimit në ligamente.
Por, Alaba tashmë ka filluar të rikthehet në stërvitje, mirëpo rikthimi në aksion nuk do të jetë i mundur në janar
Austriaku duhet të pres deri në muajin, mars, pasi tashmë është vetëm në listat e stërvitjeve individuale.
Real Madridi nuk dëshiron të rrezikojë lojtarin, andaj do të vazhdojë t’i jap kohë për t’u rikthyer
Alaba ka qenë jashtë fushës që nga dhjetori i vitit 2023, kur ai mori një lëndim në ndeshjen e La Ligës kundër Villarrealit.
32-vjeçari ka bërë 102 paraqitje për Real Madridin që kur iu bashkua klubit si lojtar i lirë në vitin 2021.