Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë

by Nexhat

Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në aksidentin e ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe një autobus e ku për pasojë janë lënduar 3 persona.

Aksidenti ka ndodhur në orën 13:30 dhe rasti është trajtuar nga njësitet kompetente të policisë.

banner

“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse”, kanë deklaruar nga Zyra për Media e Policisë në Pejë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy