Nico Gonzalez është futur në vitin e tij të dytë te Porto pas largimit nga Barcelona dhe ai po shkëlqen çdo ditë e më shumë.
Katalunasit e shitën mesfushorin e talentin për vetëm 8 milionë euro në vitin 2023 dhe kanë një klauzolë riblerje, derisa çmimi i tij ka pësuar rritje të madhe.
Barcelona nuk do të aktivizojë klauzolën e kthimit prej 30 milionë euro për Nico Gonzalez të Portos, raporton Lluis Miguelsanz i Diario Sport
Barça do të presë që mesfushori të shitet dhe të fitojë nga shitja e tij.
Liverpool dhe Aston Villa janë të interesuar për nënshkrimin e 22-vjeçarit, derisa klauzola e lirimit të Nicos te Porto është 60 milionë euro dhe Barça mban 40 për qind të shitjes së ardhshme të lojtarit.
Barcelona e shiti Nico te Porto për 8.44 milionë euro në vitin 2023. Mesfushori qendror ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asistime në 24 paraqitje për klubin portugez këtë sezon