PRIZREN/ Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike do të kompensohen, kanë 7 ditë afat për parashtrim të kërkesës

by Nexhat

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot se banorët e dëmtuar nga incidenti me mjete piroteknike natën e Vitit të Ri në afat prej shtatë ditësh mund të parashtrojnë kërkesën për dëmet që u janë shkaktuar që më pas të kompensohen.

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga incidenti me mjete piroteknike në lagjen “Bazhdarhane” ishte sot në vendin e ngjarjes për t’i informuar banorët e dëmtuar se duhen, në afat prej 7 ditësh sipas ligjit, të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar”, ka shkruar Totaj.

banner

Dy persona morën lëndime nga një shpërthim i pakontrolluar i mjeteve piroteknike në një pikë të shitjes në Prizren natën e Vitit të Ri. Njëri prej të lënduarve ishte në një gjendje më të rëndë dhe ishte dërguar për në QKUK për trajtim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy