Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është deklaruar për arrestimin e tre qytetarëve në Merdar. Bulliqi posedon informacione se tre qytetarëve nga komuna e Podujevës u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.
Bulliqi tha se motivet e arrestimeve mund të ndërlidhen me hakmarrjen për situatën në Veri të vendit.
Bulliqi ka kërkuar nga institucionet e vendit që të punojnë për lirimin e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Me shqetësim mora lajmin që tre qytetarë të Komunës së Podujevës janë arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar.
Sipas informatave që kemi pranuar atyre ju është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit.
Arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e tre bashkëqytetarëve tanë është e papranueshme dhe kërkoj nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht për rastin e tyre, duke punuar me instancat kompetente për lirimin e tyre