“Liri, pavarësi, demokraci”, Osmani e thotë në tri gjuhë frazën e Rugovës në Parlamentin Europian

by informim

Presidentja Vjosa Osmani filloi fjalimin e saj në Parlamentin Europian me një frazë të ish-presidentit Rugova, të cilën e tha në shqip, anglisht dhe frëngjisht.

“Liri, pavarësi, demokraci”, tha Osmani.

“Këto tri fjalë të fuqishme, s’kanë qenë vetëm fjalë që janë theksuar përsëri e përsëri e me zë të lartë nga ish-presidenti Rugova, por me të vërtetë kanë qenë vizion i popullit të Kosovës. Sot ky vizion i Rugovës, heronjve, i popullit tonë  është realitet. Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe Kosova sot është flakadan i demokracisë”.

Osmani tha se si presidentja e parë nga Kosova, që po flet në këtë institucion, është atje për të thënë “faleminderit!”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy