Ambasadorja amerikane në NATO: Dialogu e vetmja rrugë për të ulur tensionet në veri të Kosovës

by informim

Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, ka thënë se NATO ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në veri të Kosovës.

Smith gjatë një konference virtuale me gazetarë ka thënë se u kemi bërë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të qetësuar situatën.

banner

“Natyrisht, ju keni dëgjuar aleatët dhe sekretarin e përgjithshëm që para së gjithash u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën. Ky është prioriteti numër një. Ne, gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara dolëm menjëherë, si dhe aleatët e tjerë për të dënuar dhunën që ndodhi kundër trupave të NATO-s”, ka thënë ambasadorja Smith

Smith ka shtuar se kanë inkurajuar kryeministrin Albin Kurti që të largoj forcat e policisë nga objektet komunale në veri, dhe që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat në ndërtesa alternative.

“E di që kemi inkurajuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij që të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre në objekte alternative dhe i kemi inkurajuar që të tërheqin forcat e policisë nga ndërtesat komunale”, u shpreh ambasadorja e ShBA-ve në NATO.

Ajo ka shtuar se kanë mirëpritur vendimin e Serbisë për të tërhequr forcat e saja të armatosura nga kufiri me Kosovën.

“Ne kemi vërejtur dhe mirëpritur vendimin e Serbisë për të hequr forcat e saj të armatosura nga kufiri me Kosovën”, tha Smith, shkruan Telegrafi.

Smith shtoi se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja që është e vetmja rrugë përpara. Ne si NATO ashtu edhe BE-ja do ta shtyjmë këtë dialog të lehtësuar si rrugën e duhur përpara”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy