Man City ka prioritet transferimin e Omar Marmoush pavarësisht rikthimit në formë të Haaland

by Nexhat

Klubi anglez, Manchester City thuhet se e ka bërë prioritet kryesor të vitit 2025 transferimin e sulmuesit egjiptian, Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt.

Sipas ekspertit të transferimeve Ekrem Konur, City është duke ‘përparuar’ për nënshkrimin e Marmoush për të shtuar thellësi në linjën sulmuese të Pep Guardiolës, edhe pse Erling Haaland ka rizbuluar së fundmi formën e tij

banner

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, 25 vjeç, i cili ka shënuar 18 gola në të gjitha garat këtë sezon, vlerësohet në rreth 50 milionë funte apo 60 milionë euro

Edhe pse ai është paraqitur kryesisht si një numër 9, ai është mjaft i gjithanshëm për të luajtur edhe në krahët e sulmit ose si një numër 10

Haaland ka shënuar tre herë në dy ndeshjet e fundit të Cityt, duke i dhënë fund një serie prej vetëm një goli në shtatë ndeshje.

Megjithatë, klubi e sheh Marmoushin si një shtesë ideale për të ofruar opsione rotacioni. Guardiola ose mund të përdorë Marmoush për të pushuar Haalandin ose të diversifikojë qasjen sulmuese të ekipit.

Nënshkrimi me egjiptianin këtë muaj mund të jetë sfidues, pasi Frankfurt aktualisht është në mes të një gare të ngushtë për një vend në Ligën e Kampionëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy