Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se ura e Badocit është stabile.
Kjo deklaratë e Durmishit vjen pas disa reagimeve që janë bërë ditën e marte, ku ka pasur kritika se kjo urë është lëshuar për qarkullim pa u testuar.
“Ura e Badocit është stabile. Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit”, ka theksuar ai, .
Tutje, Durmishi ka pohuar se ura e Badocit është projektuar e ndërtuar me standardet më te larta të projektimit e ndërtimit.
“Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë këtu atestet paraprake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj. Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile”, shtoi tutje ai
Durmishi në reagimin e bërë në Facebook ka theksuar se “gjatë gjithë këtyre ditëve aty kanë kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”.