Debutimi përrallor i Sneijderit tek Interi

by Nexhat

28 Gusht, 2009: Një aeroplan privat po ateronte nga Madridi në aeroportin “Malpensa”, i cili në bord e kishte një lojtar rezervist të Real Madridit.

Atij i ishte marrë numri 10 dhe i ishte dhënë Lassana Diarras.

banner

Ai po përballej me rrezikun që të mos përfshihej nga Kombëtarja e Holandës për Kupën e Botës, e cila do të mbahej në verën pasuese nëse nuk do ta gjente një klub i cili do t’i garantonte se do të ishte startues, tri ditë para se të përfundonte afati kalimtar i verës!

29 Gusht, 2009: Derbi i shumëpritur “Derby della Madonnina” dhe Sneijder nuk kishte kohë të ushtronte me bashkëlojtarët e tij të rinj.

Jose Mourinho e përfshin befasisht Wesley Sneijderin në skuadër për ndeshjen me Milanin!

Një orë para lojës zbulohen formacionet zyrtare…

Një tjetër befasi: Sneijder do të ishte startues.

Mediat pyesnin nëse Mourinho ishte çmendur që të startonte me një lojtar që nuk ishte plotësisht i gatshëm fizikisht.

Derbi përfundoi me fitoren e thellë të Interit ndaj Milanit, 4:0, ndërsa Sneijder ishte ylli i ndeshjes!

Një ndeshje historike, një sezon historik në krejt aspektet!

Sa i përket Mourinhos, versioni i tij nuk mund të përsëritet kurrë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy