Drenusha Latifi sërish ka zgjedhur të thotë të vërtetën në lojën ‘truth or dare’ që është duke u luajtur nga banorët nën organizimin e qendrës tregtare “Prishtina Mall”.
Ajo u pyet nga Gresa Gashi se për çfarë është pishman në jetë teksa befasoi me përgjigje.
Konkurrentja theksoi se është penduar që nuk u nda me kohë me ish-partnerin e saj, në këtë rast me Atilla Kardesh.
“Pishman jam që nuk i kam ndarë disa gjëra me kohë, më saktësisht që nuk jam ndarë me kohë me ish-partnerin tim”, u shpreh ajo shkurt.
Atilla dhe Drenusha vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë.
I njëjti ka qenë pjesë e këtij formati për një kohë shumë të shkurtër, ndonëse vazhdon të jetë prezent në media
Ajo në vitin e kaluar e akuzoi atë për dhunë në familje, gjë e cila bëri bujë të madhe në vend.