Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore me vranësira e intervale kohore me diell. Pasdite shtim i konsiderueshëm i vranësirave dhe ardhja e një fronti të ftohtë ajror. Pritet të fillojnë reshje e rrebeshe shiu të cilat në shumë rajone pastaj do të shndërrohen në reshje lokale bore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme pas ardhjes së frontit të ftohtë ajror, ndërsa erërat jugore paradite do të ndryshojnë drejtim me ardhjen e frontit të ftohtë dhe do të fillojnë të ftohta nga veriu.
Temperaturat maksimale deri në 14 gradë Celsius për të shënuar ulje të ndjeshme orëve të vonshme.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës edhe nesër ngrohtë për këtë periudhë kohore. Me vranësira e intervale kohore me diell. Pasdite vonë në veri të Shqipërisë do të ketë reshje e rrebeshe shiu.
Të shtunën na pret mot dukshëm më i ftohtë, me vranësira e nganjëherë në Kosovë me reshje bore. Në viset tjera me riga lokale shiu e intervale të shkurtra kohore me diell. Temperaturat polare fillojnë të depërtojnë gradualisht në tërë rajonin.
Të dielen pritet të kemi zhvendosjen një cikloni nga Deti Tiren në Itali në drejtim të jugut të Italisë dhe pastaj në drejtim të Detit Jon. Temperaturat do të shënojnë të mëtutjeshme, ndërsa reshje bore do të fillojnë në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kontinentale. Po ashtu edhe në Kosovë pritet atmosferë dimërore, me erëra të ftohta nga veriu dhe herë pas here me reshje bore të cilat do të krijojnë shtresa. Pas një kohë të gjatë pa borë reshje bore, madje nganjëherë intensive priten në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut. Reshje shqote e bore mund të ketë edhe shumë afër viseve bregdetare në veri të Shqipërisë.
Dimër i vërtetë vjen në pjesën më të madhe të Maqedonisë, shumë pjesë të Shqipërisë, Kosovë, Luginë e Preshevës dhe Mal të Zi, sidomos të dielën dhe të hënën. Informata më të detajuara gjatë ditës së Premte./MeteoBallkan