Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla

by Nexhat

Një bisedë mes Drenushës dhe Vullnetit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të deklaratave të saj befasuese.

Në një moment të sinqertë, Drenusha komentoi për dinamikat e lojës dhe ndikimin që ish-partneri i saj, Atilla, do të kishte pasur në rast se do të qëndronte në shtëpi

banner

“Po të qëndronte Atilla, Driloni nuk do mbahej mend që ekziston”, tha Drenusha, duke nënkuptuar se prania e Atillës do të dominonte lojën dhe do të errësonte prezencën e shumë banorëve të tjerë, përfshirë Drilonin.

Foto: Screenshot/YouTube

Sipas saj, natyra e Atillës do të kishin bërë që loja të ishte shumë më e ashpër dhe e tensionuar.

Megjithatë, Drenusha shtoi se personalisht nuk kishte dëshiruar që Atilla të qëndronte në lojë.

Kjo dëshirë e saj lidhej me përvojat e kaluara jashtë shtëpisë, ku ajo përjetoi momente të vështira gjatë marrëdhënies së tyre.

“Unë nuk dua që ai të jetë këtu”, theksoi Drenusha, duke lënë të kuptohet se prania e Atillës do të sillte jo vetëm një tension të madh brenda shtëpisë, por edhe një sfidë emocionale për të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy