Ramadani: Serbia duhet të ndëshkohet për dramat që po i shkakton në Kosovë

by informim

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga policia serbe e ka cilësuar një dramë të pafalshme që e ka shkaktuar Serbia dhe e cila duhet të sanksionohet nga bota demokratike.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Serbia duhet të ndëshkohet ashpër nga bota demokratike për dramat që po i shkakton në Kosovë dhe rreth kufirit me Kosovën”.

banner

“Drama e fundit është e pafalshme dhe si e tillë duhet të sanksionohet fuqishëm nga bota demokratike”, ka shkruar Ramadani, transmeton Telegrafi.

“Lutem për shëndetin e policëve të kidnapuar derisa apeli për bashkësinë ndërkombëtare ndërlidhet me domosdoshmërinë që Serbia të merr sanksione të fuqishme dhe të prera”.

Ramadani ka thënë se “policët duhet të kthehen menjëherë dhe Serbia të kërkojë falje publike për këtë incident të paramenduar”.

“Kosova duhet patjetër të rikthejë të menduarit strategjik dhe të qartësojë saktë rrugën përpara”.

“Kosova duhet të rikthehet në korniza strategjike të veprimit, të mos taktizojë në raport me bashkësinë ndërkombëtare, të shmang masat shtrënguese ndaj Kosovës dhe të rikthejë angazhimin në planifikimin e përbashkët të veprimeve me SHBA-n dhe NATO-n në përgjithësi”.

Ai tha se “java që po vjen është periudha vendimtare që duhet të veprohet mençur, sepse në javët e ardhshme mund të jetë vonë”.

Policia e Kosovës ka dënuar “kidnapimin klasik të organizuar” të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe në veri të Kosovës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Por, zyrtarët në Beograd thanë se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe, brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy