Ilkay Gundogan është larguar nga Barcelona verën e kaluar për t’u rikthyer tek Manchester City, por ai ende mban kontakte në baza ditore me ish-klubin e tij.
Sot (e diel) ai me shumë mundësi do t’i shikojë ata në aksion ndaj Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës, siç ka zbuluar se ai e ka parë El Clasicon e parë të sezonit
“E pashë klasiken e kaluar, aty ku Barcelona fitoi 0-4. Është një prej ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit që mund të shihen dhe unë do të vazhdojë ta shohë nga distanca”.
Gundogan reflektoi për kohën e tij tek Barcelona gjatë intervistës dhe një prej temave që përmendi ishte një lojtar nga La Masia
Në veçanti, ai rikujtoi një moment të paharrueshëm me Pau Cubarsi, i cili u bë pjesë e ekipit të parë sezonin e kaluar
“Para se të bënte debutimin e tij Cubarsi, e pashë atë duke stërvitur dhe e dija se kishte shumë talent”, ka thënë Gundogan.
Isha i befasuar, mendoja se ishte 20 apo 21-vjeçar. Asistenti i Xavit më tha se ai ishte 17-vjeçar dhe unë isha i shokuar”.
“Unë mendoj se ka diçka shumë të veçantë rreth La Masia. Mënyra se si këta fëmijë rriten dhe mësojnë”.
“Nëse shikoni në historinë e Barcelonës, ju do ta shihni se ata gjithmonë kanë pasur shumë lojtarë nga akademia së bashku me lojtarë me përvojë. Kjo është një përzierje që e bën Barcelonën të veçantë”, përfundoi ai.