FERIZAJ/ Policia gjobit një 74-vjeçar për kundërvajtje në trafik

by Nexhat

Një 74-vjeçar dhe një 27-vjeçar janë gjobitur nga Policia mbrëmë në Ferizaj për kundërvajtje.

Në rastin e parë, shoferi u gjobit për shkak se kishte bërë një kthim gjysmërrethi te nënkalimi në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

banner

“Me datën 11.01.2025 rreth orës 19:00 policët e stacionit të Ferizajt kanë identifikuar shoferin A.V (M/K) i moshës 74 vjeç dhe i kanë shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 100 euro,  për shkak se ditë më parë me veturë ka bërë kthim gjysmërrethi tek nënkalimi në rrugën” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.  Kjo kundërvajtje është regjistruar (pamje me telefon) nga një qytetar dhe ka qarkulluar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në rastin tjetër, 27-vjeçari u gjobit për “rrështije të gomave”.

“Ndërsa me datën 11.01.2025 rreth orës 21:10 policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor i shqiptuan një gjobë kundërvajtëse prej 150 euro dhe 1 pikë negative shoferit L.M (M/K) i moshës 27 vjeç, për shkakun se në rrugën magjistrale Kaçanik-Shtërpcë, saktësisht në fshatin Firajë ka bërë kundërvajtje në komunikacion, duke bërë rrëshqitjen e gomave gjatë lëvizjes dhe me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo kundërvajtje është regjistruar ( pamje me telefon) nga një qytetar dhe është dërguar në adresën e policisë”, thuhet në njoftim.

Policia rajonale e Ferizajt i ka falënderuar qytetarët që “po bashkëpunojnë me policinë”, ndërsa i ka inkurajuar edhe të tjerët që “të bashkëpunojnë më policinë në identifikimin e kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor”.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy