Milani pritet që të nis një raund të ri bisedimesh me Manchester Unitedin pasditen e së hënës, teksa ‘Rossonerët’ po punojnë në një marrëveshje për transferimin e reprezentuesit anglez Marcus Rashford në ‘San Siro’.
Sipas një përditësimi të fundit nga Gianluca Di Marzio, përfaqësuesit e të dyja klubeve do të takohen këtë të hënë për të diskutuar detajet e mëtejshme sa i përket një huazimi të mundshëm të lojtarit
Përfaqësuesit e Rashford kanë udhëtuar anembanë Evropës për të biseduar me një numër klubesh gjatë javës së fundit, duke përfshirë Barcelonën dhe Borussia Dortmund.
Gianluca Di Marzio/ Atteso un contatto tra@acmilan e@ManUtd per #Rashford nelle prossime ore@SkySports
Milani po shpreson që ta sjellë Rashfordin në Serie A si huazim, me mundësinë e blerjes së kartonit të tij, teksa ‘Djajtë e Kuq’ po synojnë ta shesin atë menjëherë, ose ta huazojnë me obligim blerje
Sidoqoftë, raportimet e javës së kaluar pretenduan se United është i hapur ndaj idesë për ta dërguar Rashfordin në huazim pa përfshirë opsionin e blerjes në marrëveshje.
Ka ende edhe disa probleme të tjera për t’i adresuar, pasi dy klubet duhet ende që të vendosin se si ta ndajnë pagën e madhe të lojtarit, ku Unitedi besohet se ka shprehur gatishmërinë të paguajë pjesën më të madhe të saj