Barcelona duket se i ka mëshuar shqelm fukarallëkut.
Gjiganti katalunas e ka nënshkruar një kontratë stratosferike me brendin e njohur të veshmbathjeve “Nike”.
Në fakt, kontrata e re mes Barcelonës dhe “Nike” është më e madhja në botën e futbollit në aspektin e partneritetit teknik të sponsorëve,
“Kontrata e re me ‘Nike’ është 3 herë më e vlefshme sesa ajo e mëparshmja”, tha fillimisht presidenti i klubit, Joan Laporta, ndonëse nuk u publikua shuma e kësaj marrëveshjeje
Tash, “Blaugrana” mund të regjistrojnë lojtarë normalisht sipas rregullit 1:1.
Presidenti i klubit tashmë ndihet i çliruar dhe krenar që ia doli ta kalojë kohën e krizës financiare, e cila po e përcillte këtë klub që nga fillimi i pandemisë.
“Mjerë Barça po të binte në duart e këtyre që kishim përballë! E kishin mundësinë e artë të tregonin se e donin këtë klub dhe nuk e treguan, ndërsa tani mbijnë si kërpudhat. Mendonin se do ta jepja dorëheqjen nga këto pengesa? E menaxhova shumë mirë këtë situatë, rezistova dhe nuk u dorëzova, me dashuri për Barcelonën”, shtoi Laporta