E ardhmja e Fikayo Tomorit duket larg Milanit, por mbetet në dyshim nëse do të mbetet në Serie A apo do të rikthehet në Ligën Premier.
Mbrojtësi anglez nuk është më një i paprekshëm te Rossonerët dhe shitja e tij mund të bëhet gjatë afatit kalimtar të janarit
Juventusi prej kohësh është duke e kërkuar qendërmbrojtësin anglez, por ende pa arritur deri te transferimi i tij
Së fundmi në garë për transferimin e Tomorit është futur edhe skuadra angleze Newcastle United, që dëshiron ta përforcojë repartin defensivë.
‘Laraskat’ kanë kërkuar informacione nga Milani me Rossonerët që po presin ofertën e duhur për mbrojtësin
Gjiganti italian është gati ta lejoj largimin e qendërmbrojtësit anglez nëse vije një ofertë rreth 30 milionë euro.
27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje me fanellën e Milanit, derisa është i hapur për një largim nga San Siro