Luzha: Bashkësia ndërkombëtare ka pritur që institucionet tona të mos bien në provokimet e Serbisë

by informim

Besa Luzha, analiste, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka pritur nga Kosova se nuk do të bie në provokimet e Serbisë, deri kur situata ka dalë nga kontrolli në veri me sulmet nga KFOR-it, Policisë së Kosovës e mediave.

Sipas saj, ndërkombëtarët kanë pritur mirëkuptimin e institucioneve të Kosovës për situatat në veri.

banner

“Në situatat që kanë ndodhur, bashkësia ndërkombëtare ka pritur që Qeveria jonë, institucionet, kanë me pasë mirëkuptim për këtë situatë dhe nuk do të bien në gracka të provokimeve çfarë Serbia zakonisht bën, për ta nxit ndonjë situatë që mund të përshkallëzojë. Pamë që kjo doli prej kontrolli, me sulmet ndaj KFOR-it”, ka thënë ajo në “Konfront”.

Luzha ka shtuar se veprimi i fundit, i kidnapimit të tre policëve nga forcat serbe në territorin e Kosovës, do të mund të përshkallëzonte më keq nëse do të kishte pasur më shumë të përfshirë.

“Tash kemi një provokim të radhës, që është edhe veprim që i cenon shumë sigurinë e vendit tonë. Paramendoni sikur të ishin më shumë ushtarë apo çfarë ishin ata që kanë hyrë në territorin tonë, dhe po të mos ishin vetëm këta 3 policë, por edhe forca speciale. A do të përgjigjeshin ata në konflikt dhe sa do të përshkallëzohej. Është situatë e brishtë”.

Luzha ka theksuar se akterët shtetërorë duhet të dalin me qëndrim të përbashkët.

“Në vend se të bëhen deklarime individuale, duhet urgjentisht të mblidhet Këshilli i Sigurisë, ku kryeministri duhet të shkarkojë përgjegjësinë që po e mbaj vet ai edhe te mekanizmat e tjerë legalë që duhet të kujdesen për këtë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy