Gazetari turk: Mos u befasoni nëse Rashica largohet nga Besiktasi

by Nexhat

Milot Rashica është duke e kaluar sezonin e dytë në fanellën e Besiktasit.

Për dallim nga eksperienca që e kaloi në Galatasaray për një vit, e cila ishte e jashtëzakonshme, përvoja në ekipin tjetër nga Stambolli deri tash nuk ishte prej më të mirave për përfaqësuesin kosovar.

banner

Për këtë, gazetari turk Serdar Sarıdağ thotë se s’do të befasohej nëse ish-futbollisti i Werder Bremenit e Norwich Cityt do të largohej nga Besiktasi në këtë muaj, pasi sipas tij, kontributi i vushtrriasit tek Bardhezinjtë nuk është mjaftueshëm i kënaqshëm.

“Takimi i drejtuesve të klubit është mbajtur dje dhe aty është vendosur për lojtarët që nuk do të shiten. Të tjerët mund të shiten nëse vjnë oferta. Chamberlain e Onana janë prioritete, ndërsa Immobile është po ashtu në listë, por pa humbur para. Musrati, Masuaku, por edhe Rashica. Shikoni, mos u befasoni nëse largohet Rashica. Rashica po luan atje, por krahu i djathtë i sulmit nuk po shihet gjëkundi. Nuk do të surprizohesha nëse Rashica shkon dhe Adama Traore vjen”, deklaroi gazetari turk

28 vjeçari ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027.

Ai i ka zhvilluar 20 ndeshje në këtë sezon me ekipin turk, ndërsa e ka shënuar një gol në Superligën turke dhe i ka bërë pesë asistime, 4 në Super Lig dhe një në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Kartoni i Rashicës, sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve – Transfermarkt, vlen 7,5 milionë euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy