Dyshohet se mori pjesë në grupin terrorist “Al Nusra” në Siri, ngrihet aktakuzë ndaj O.K

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” ndaj O.K.

Ai dyshohet se nga janari i vitit 2013 i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në grupin terrorist “Al Nusra” në Siri.

banner

“Prokurori i shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri O.K, që nga janari 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinën e qytetit të Damaskut, në shtetin e Sirisë, duke ndërmarr veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate, andaj, me këtë edhe e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par. 2 të KPRK-së”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy