Gjysmëfinalja e spektaklit të njohur Big Brother VIP Kosova 3 është shoqëruar me një darkë të veçantë mes finalistëve, ku pyetjet anonime kanë krijuar momente interesante dhe emocione të forta.
Një nga pyetjet e para të drejtuara gjatë darkës ishte për banoren Drenusha, duke e vënë në qendër të vëmendjes me një çështje shumë të rëndësishme: “A beson se mund ta fitosh Big-un?”
Drenusha, me një siguri dhe vendosmëri të admirueshme, tha se besimi në fitoren e saj ka qenë gjithmonë prezent. Ajo theksoi se ky besim e ka motivuar gjatë gjithë rrugëtimit në shtëpinë më të famshme të Kosovës
“Unë mos me pas besu nuk do të kisha qenë hiç në Big Brother e as deri më sot këtu deri ku kam arritë,” u përgjigj ajo. “Besoj që secili ka besim në vete, dikush më shumë e dikush më pak. Unë me arritjet e mija që i kam bërë në Big Brother jam shumë e lumtur. Sidoqoftë, dëshira dhe a mendoj normal që gjithmonë kanë qenë me mua të fitoj Big Brother-in.”
Fjalët e Drenushës reflektojnë qartë se ajo e konsideron këtë rrugëtim si një përvojë personale të rëndësishme dhe një mundësi për të realizuar ëndrrën e saj për të fituar çmimin e madh