Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rasti i parë i importuar i Lisë së Majmunit (Mpox) dhe të gjitha kontaktet e ngushta të tij, e kanë përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit, duke iu kthyer normalitetit.
“Siç është informuar më parë, IKSHPK me datë 26 dhjetor 2024 kishte detektuar një rast me LijënM. Me datë 16 janar 2025 janë bërë 21 ditë nga konfirmimi i këtij rasti dhe prej asaj dite nuk është raportuar apo konfirmuar asnjë rast tjetër i LijësM në Kosovë”.
Instituti tha se rasti i parë me Linë e Majmunit është liruar nga Klinika Infektive ditë më parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandimet shtesë për kujdes dhe sjellje shëndetësore, ndërkohë që te asnjë prej kontakteve të identifikuara të rastit, nuk ka pasur manifestim të shenjave të dyshimta për infeksion dhe që të gjitha i janë kthyer normalitetit pas periudhës së monitorimit të rregullt nga IKSHPK.
“IKSHPK vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme situatën epidemiologjike lidhur me Mpox dhe për sëmundjet të tjera ngjitëse në vend”