Ramiz Kelmendi për zjarrin në objektin e ETC’së në Suharekë: Dëmi mbi 3 milionë euro

by Nexhat

Pronari i ETC’së, Ramiz Kelmendi, ka reaguar pas zjarrit që e kaploi objektin e ETC’së në Suharekë.

Ai ka thënë se zjarri kishte filluar në depo.

banner

“Të nderuar kolegë; sot, e Diel 19.01.2025 në orët e hershme të mëngjesit (sikurse edhe herave tjera), filloi zjarri në ETC Suharekë dhe atë duke filluar nga Depo (sikur në të tre rastet).”

Kelmendi ka thënë se dëmet materiale janë mbi 3 milionë euro pasi sipërfaqja e objektit është rreth 10 mijë metra katrorë.

“Fatmirësisht, nga kjo e keqe e madhe, dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, (mbi 3 milion), ku siperfaqja e objektit është rreth 10 mijë metra katror. Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga keto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht si personale ashtu edhe në familje. Si ti përballoi dëmet financiare (e mira nga kjo fatkeqësi është se nuk ka dëme në njerëz,  në të punësuarit). Mbetem me shpresë që Organet e rendit dhe sigurisë të merren me këto raste, sepse duhet larguar dyshimet e qëllimta dhe ato të paqëllimta. Është për të ardhur keq papërgjegjësia, në tre rastet, e Monirorimit vizual qëndror me mbikqyrje 24 orë, 2 persona në vazhdimësi –  (ku shifet qartë në Kamera, zanafilla dhe mundësia për intervenim). Jam në pozitë të vështirë, se si të mos ndodhin më këto raste!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy