Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se zjarri në qendrën tregtare ETC në Suharekë është nën kontroll të plotë.
Ai shtoi se zjarrfikësit janë ende në vendin e ngjarjes pasi ka zjarre të vogla që po shpërthejnë brenda.
“Ju njoftojmë se zjarri në QT ETC,është nën kontrolll të plotë, Zjarrëfikësta janë në vend ngjarje ende,ata do të qëndrojnë në vendin ngjarjes, pasi që ka zjarre të vogla që po shperthejnë brenda Q.T ETC si dhe për shkak se në aferis gjendet Q.T Ben-CENTER dhe Restoranti GAMA.Po ashtu të gjitha njesite relevante policore janë në vendin e ngjarje dhe janë duk i nderrmarr të gjitha veprimet ligjore ne lidhje me këtë rast”, tha ai