Konfiskohen rreth 25 kg lëndë narkotike dhe arrestohen katër të dyshuar

by Nexhat

Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikantësh, kanë arrestuar katër të dyshuar dhe kanë sekuestruar mbi 25 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ‘Starti’, ka filluar me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive në teren dhe sot në koordinim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

banner

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro.

Sipas tyre, dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor.

Policia ka arrestuar: B.M., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), L.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar), M.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe F.H., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar). T

ë dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Të dyshuarit, me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy