Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24-orësh ka njoftuar për një rast të dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje që është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.
PK-ja ka bërë të ditur se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër të cilën e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj.
Tutje, në raport shtohet edhe se, tek i dyshuari policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë.
Të njëjtin, policia e ka vendosur në stop listë.
Po ashtu, viktima ka kërkuar të paraqes kërkesë për urdhër mbrojtës pasi që e njëjta ndihet e rrezikuar nga i dyshuari.
‘‘DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë 19.01.2025-14:00. Dyshohet se i dyshuari m/k bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k dhe e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj. I dyshuari, po ashtu dyshohej se posedonte një armë. Njësiti policor gjatë kontrollit armën e ka konfiskuar. Lidhur me rastin viktima ndihet e rrezikuar nga i dyshuari dhe ka kërkuar të paraqes kërkese për urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, dhe i dyshuari të vendoset në stop listë. Rasti është duke u hetuar’’, ka njoftuar Policia në raportin e saj.