Il Mattino: Amir Rrahmani, ministër i mbrojtjes në “qeverinë” Conte

by Nexhat

Amir Rrahmani është ministri i mbrojtjes i Antonio Contes, shkruan “Il Mattino”, dukë vërë në pah edhe ndihmën në fazën sulmuese të mbrojtësit tonë me një gol dhe dy asistime, por mbi të gjitha mbetet një mur i pakapërcyeshëm.

Numri 13 i Napolit, 30-vjeçari, i është kthyer formës së dikurshme, pra si në kohën kur Napoli fitoi titullin.

banner

Por tashmë ai nuk është përkrah Kim Min-jae, i cili luan te Bayern Munich.

Këtë edicion, mbrojtësi po përshtatet me Alessandro Buongiorno, me të cilin formoi dyshe të pathyeshme, ashtu siç po bën tani me Juan Jesusin, që po e zëvendëson denjësisht ish-lojtarin e Torinos në pesë ndeshjet e fundit.

Buongiorno është duke u rikuperuar nga një lëndim, por Amiri është një garanci në mbrojtje, qoftë me tre apo katër lojtarë.

Rrahmani nuk i ka munguar në asnjërën prej 21 ndeshjeve në Serie A dhe shpesh merr komplimente nga trajneri Antonio Conte.

Napoli ka pësuar 14 gola në 21 ndeshje dhe një pjesë e madhe e meritave shkojnë për Rrahmanin.

Ai është i mirë në udhëheqje, i fuqishëm në ajër, korrektues dhe me një aftësi të mirë të leximit të lojës, shkruan “Il Mattino”.

Nëse i shtojmë kësaj se mbrojtësi i ekipit italian dhe kapiteni i Kosovës – me të cilën mban rekordin për paraqitje, nuk lëshon rastet edhe në sulm.

Ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë. Rrahmani mbetet ushtari i vyer i gjeneralit Conte dhe Napolit, në rrugën e tyre drejt titullit të kampionit, pasi janë lider në Serie A. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy