Real Madridi ka marrë një fitore spektakolare 5-1 kundër RB Salzburg në Ligën e Kampionëve, ku Vini Jr shkëlqeu.
Ylli brazilian, Vinicius Jr u shpall MVP pas fitores 5-1 të Real Madridit ndaj Salzburgut në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi brazilian shënoi dy herë në Santiago Bernabeu, duke arritur mbi 100 gola si lojtar i Real Madridit.
Me këta dy gola, Vinicius tani ka 28 gola në garën më të madhe evropiane të klubeve, Ligën e Kampionëve.
Ai e kaloi ish-yllin e Barcelonës, Luis Suarez , i cili ka 27 gola, pavarësisht se është në fillim të karrierës së tij.
Vinicius tani po lë gjurmë në skenën më të madhe të Ligës së Kampionëve.
Golat e tij ndihmuan të siguronte një fitore të rehatshme për Real Madridin